26 maj 2015 – Gjykata e Vincencës dënoi 31-vjeçarin Emanuel Demaj me 6 vjet burg, sepse më 8 janar 2013 në një shkëmbim zjarri me pistoletë plagosi në këmbë një rumun 44-vjeçar.
Demaj kishte një skedë të pasur penale. Në vitin 2011 ai kishte mbetur i plagosur me dy plumba në këmbë e në gjoks në një pusi të ngritur kundra tij. Në vitin 2012 kishte marrë pjesë në tre grabitje me armë në klube nate e diskoteka. Ai u arrestua nga xhandarmëria franceze afër Lionit në vitin 2014. Në makinë iu kapën dy kilogramë flori dhe disa xhevahire.
Fotoja e Emanuelit me dy Kallashnikovë ne duar e publikuar nga policia kishte bërë xhiron e mediave italiane.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/