Emanuele Ndoj u ftua për herë të parë në kombëtare nga trajneri Panuçi për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018” ndaj Spanjës dhe Italisë.

Mesfushori që aktivizohet në radhët e Brescias në Serinë B u shpreh i lumtur në konferencën e sotme për shtyp për ardhjen në grupin kuqezi.

Për fat të keq 20-vjeçari konfirmoi se nuk mund të luajë në këto dy sfida pasi vjen nga një dëmtin.

“Është kënaqësi të jem pjesë e kombëtares, pasi secili prej nesh e ka pasur ëndërr. Ndihem i lumtur që më erdhi ftesa. Nuk mendoj se do të luaj pasi konkurenca është shumë e madhe dhe përveç kësaj vij nga një dëmtim, jam akoma i dëmtuar” – tha Ndoji.

I pyetur se cili është lojtari kuqezi i preferuar që ka ndjekur si shembull, ai tha Cana dhe Lala.