Tashmë emrat për të zëvendësuar Gatuzon janë të shumtë. Në skenë së fundmi ka dalë edhe Konte, një trajner që të gjithë e pëlqejnë në Itali, por duhet të bëjnë llogaritë mirë me kërkesat e larta ekonomike që ai ka.

“La Repubblika” raporton se hipteza e re për të zëvendësuar Gatuzon në fundin e sezonit është edhe Mark Van Bomel. Aktualisht ai ndodhet në krye të PSV-së dhe po lufton fort me Ajaksin për titullin kampion.

Tashmë në moshën 42-vjeçare holandezi numëron 50 ndeshje me fanellën kuqezi dhe madje ka qenë shok skuadre me Gatuzon. Ai do të bëhej një emër tjetër që kuqezinjtë do të promovonin nga “famlja e tyre”, pas Sedorfit, Inzagit, Gatuzos dhe Brokit.