Nisur nga situata aktuale në vend, ku pandemia e koronavirusit ka ndryshuar rrjedhën e gjërave, edhe Kuvendi ka kërkuar shtyrjen e realizimit të Reformës Zgjedhore.
Sipas një projekt vendimi, kërkohet të zgjatet afati i veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore deri më 30 qershor 2020.
Kujtojmë se realizimi i Reformës zgjedhore është parashikuar të përfundonte më 15 mars.





