Këto ditë në Drejtorinë e Përgjithshme Detare (DPD), janë bërë emërime të reja, konkretisht, në vendet e Kapitenit të Përgjithshëm të Porteve dhe Drejtorit të Sigurisë Detare.
Bazuar në rregullat dhe kriteret e DAP, paraprakisht, kandidatët ju nënshtruan testimeve profesionale për të kryer këto detyra të rëndësishme në DPD.
Në përfundim të këtyre procedurave, DAP miratoi, Kapiten Tomor Harizin, me një përvojë disavjeçare në kapiteneri dhe Seksionin e Port State Control, të kryejë detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të DPD dhe Kapiten i Përgjithshëm i Porteve.
Gjithashtu, Kapiten Muharrem Trupja me përvojë disavjeçare si oficer marine dhe në Kapitenerinë e Përgjithëshme u emërua, Drejtor i Sigurisë Detare, Kontroll dhe administrim i Flamurit në DPD.
Drejtori i DPD, Kapiten Paulin Ndreu u shpreh për “DurrësLajm” se, “Kapiten Harizi e Trupja janë ndër kuadrot më të aftë e të përkushtuar në DPD e kapiteneri, ndaj si unë dhe kolektivi i DPD, kemi besim se ata do të çojnë përpara punën në këto sektorë të rëndësishëm të Drejtorisë Detare, duke i përshtatur ato sipas kërkesave e standarteve bashkëkohore.”
Sh.K.





