16 dhjetor 2013 – Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot në orën 10:00, për emërimet në disa gjykata të vendit. Në mbledhjen e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura, pritet të ketë diskutime mes anëtarëve të Këshillit mbi emërimet e kryetarëve në Gjykata.Po kështu, debatet pritet të zhvillohet lidhur me propozimet e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për emërimet e disa magjistratëve të rinj. Mësohet se Presidenti Bujar Nishani, nuk është i pranishëm në mbledhjen, e cila po drejtohet nga Elvis Cefa. Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të bëjë emërime në disa Gjykata të vendit, si dhe plotësimin e 13 vendeve vakante në Gykatën e Tiranës.Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço propozon që këto vende të plotësohen me magjistratët e rinj, të diplomuar kët vit nga shkolla e Magjistraturës, ndërsa anëtarët e tjerë kërkojnë që një pjesë e vendeve të plotësohet nga transferimet nga rrethet e tjera të vendit.Nga burimet mësohet se në rendin e ditës të mbledhje së KLD është edhe vlerësimi për 52 gjyqtarë. Në mbledhjen e sotme pritët të miratohet edhe dorëheqja e inspektores së KLD, Alma Hicka, e cila u prezantua nga kryeministri Edi Rama si Avokatja e re e Shtetit.





