Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar emërimin e 12 prefektëve nga kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme.

Nëpërmjet një statusi në 'Facebook', Patozi ironizon faktin që ata ishin ushtarakë në rezervë dhe shkruan se shyqyr që vendi nuk po kalon kohë lufte.

STATUSI I PLOTË

SHYQYR QË NUK ËSHTË KOHË LUFTE

Emërimi i 12 prefektëve të rinj, të gjithë ish-ushtarakë të kujton atë anekdotën e atij që shkoi ne librari dhe porositi 3 metra libra jeshilë se i shkonin me mobilet e bibliotekës së shtëpisë.

E kam thënë edhe një herë tjetër, se janë dy personazhe në Shqipëri, për të cilët nuk ka asnjë rëndësi ajo që ndodh, por vetëm mënyra se si duhet treguar. Njëri prej tyre është Edi Rama.

Falë Zotit jetojmë në kohë paqeje, sepse nëse vendi do të binte në luftë (larg qoftë) Edi Rama

mund të na emëronte gjeneralë të gjithë ish-prefektët, duke përfshirë këtu edhe Keltis Krujën.

Kjo që shkrova nuk ka të bëjë aspak me respektin tim të palëkundur për ish- ushtarakët.