Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka reaguar me një postim në rrjete sociale, pas emërimit të zv/ministrit të ri të mbrojtjes Andrea Shllaku, gjatë mbledhjes së ekzekutivit, ditën e premte.

Në postim, Meçollari vë në dukje lidhjen mes ministrit të mbrojtjes Pirro Vengu dhe zëvendësit të sapoemëruar, duke renditur postet që Shllaku mbante në portin e Durrësit, kur APD drejtohej nga Vengu.

“Sot, Qeveria emëroi zëvendësministrin e tretë të Mbrojtjes, ANDREA SHLLAKU

Më parë ai ka mbajtur postin e titullarit të Autoritetit Shtetëror të Kontrollit të Exporteve në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Për shumë vite ka punuar në Portin e Durrësit si Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Pergjithshëm Ekzekutiv në Autoritetin Portual Durrës, si dhe Drejtor i Divizionit Operacional kur Vëngu drejtonte Autoritetin Portual të Durrësit”,– shkruan Meçollari.