Emërohen dekanët e rinj në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Ceremonia u zhvillua në sallën e Rektoratit, ku në fjalën e tij, Rektori i UAMD-së Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, iu uroi suksese dekaneve të rikonfirmuar dhe atyre të rinj si dhe i ftoi ata që të vazhdojnë frymën e bashkëpunimit për të përballuar sfidat që ky të jetë një 4-vjeçar i suksesshëm.

“Me këtë ndryshim, ne jemi të sigurt që do të sjellim energji të reja dhe inovacione në drejtimin akademik të fakulteteve tona.”- u shpreh ai.

DEKANËT E RINJ

🔹Fakulteti i Biznesit: Prof. Asoc. Dr. Llambi Prendi.
🔹Fakulteti i Edukimit: Prof. Asoc. Dr. Klodiana Leka.
🔹Fakulteti i Shkencave Politike Juridike: Prof. Asoc. Dr. Linert Lirëza.
🔹Fakulteti i Studimeve Profesionale: Prof. Asoc. Dr. Rezarta Kalaja.
🔹Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit: Prof. Asoc. Dr. Anjeza Pasku.

Urime të përzemërta për dekanët e rinj për këtë detyrë të rëndësishme dhe suksese në misionin e tyre për të avancuar edukimin dhe hulumtimin në UAMD.