Haki Mustafa emërohet në postin e Administratorit të Përgjithshëm të OSHEE-së.
Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Ardian Çelën.
Ky emërim i ri vjen si rezultat i marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Prezantimi u bë sot në ambientet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.





