Piro Misha do të zëvendësoje Persida Asllanin e cila ka drejtuar prej 5 vitesh Bibilotekën Kombëtare.

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme vendimin për emërimin e Piro Mishës si drejtor i ri i Bibilotekës Kombëtare.

Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në "Fletoren zyrtare".

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.