Agim Ismaili është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, pas shkarkimit nga kjo detyrë të Stefan Çipës.

Më parë Ismaili ka qenë drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Stefan Çipa qëndroi vetëm 5 muaj në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i cili u emërua në datë 3 shtator të vitit të kaluar në vendin e Arben Çukos.