Florenc Doka është drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Klan News raporton se emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Florenc Doka më herët ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve. Doka është prezantuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija.

Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit.

Nga ngjarja që ndodhi më 15 dhjetor mbeti i plagosur edhe një i dënuar tjetër me burgim të përjetshëm, Indrit Shaqja.