Denis Balla është emëruar drejtori i ri i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror në Durrës.

Më herët, këtë post e ka mbajtur Petrit Ismailati, i cili e ka drejtuar institucionin deri në momentin e ndryshimit.

Balla ka ushtruar më parë funksionin e kryetarit të Njësisë Administrative Katund i Ri, ndërsa tashmë pritet të marrë drejtimin e strukturës rajonale të Shërbimit Social në Durrës.

Denis Balla vjen në krye të kësaj drejtorie pas një eksperience të konsiderueshme si pjesë e Administratës Publike.

Për 3 vite ka punuar Shef sektori i IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhës Shqiptare. Më pas ka punuar si Këshilltar i Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa 3 vitet e fundit ka mbajtur postin e Administratorit të Njësisë në NJA-në Katund i Ri.