Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi sot 12 drejtorët e Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit.

Mësohet se, Drejtor i Policisë së Durrësit do të jetë Vilson Bala.

Bala, ka mbajtur më parë postin e shefit të komisariatit të Durrësit dhe së fundmi atë të drejtorit të Operacionales.

Gjatë konkurrimit për postin e drejtor të drejtorisë vendore në Policinë e Shtetit, ai arriti të rënditet i pari në listë, duke grumbulluar 91 pikë.

Kujtojmë se eksponentë të opozitës kanë hedhur akuza ndaj Vilson Balës, pasi sipas tyre ky i fundit në postin e drejtorit të Operacionales, ka qenë në krye të aksionit për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.

Drejtorët e rinj në qarqet e tjera:

Tiranë – Elton Alushi

Fier – Skënder Hitaj

Lezhë – Altin Mena

Gjirokastër – Altin Merizaj

Berat – Luigj Vathi

Dibër – Artion Duka

Elbasan – Fatmir Hoxha

Shkodër  – Fatmir Lleshi

Korçë– Erion Ahmeti

Kukës – Gentjan Berberi

Vlorë – Elidon Çela