Enver Levani është emëruar drejtori i ri i Policisë së Burgjeve.

Ai mban gradën kryekomisar nga Policia e Shtetit dhe vjen në detyrën e re, duke lënë postin e tij si Komandat i Forcave Speciale “RESI”. Gjithashtu ai ka një eksperiencë prej 12 vitesh tek Reparti Special “RENEA”, ku ka punuar si zv/komandant njësie deri tek shef seksioni.

Emërimi i Levanit vjen pas shkarkimit të Bardhyl Kaçorrit disa muaj më parë. Kaçorri u shkarkua pak muaj më parë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pasi lejoi Dritan Dajtin të merrte shërbimin stomatologjik në një klinikë private dentare në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.