Vangjush Andoni është emëruar drejtori i ri i Postës Shqiptare, i cili mbante postin e nëndrejtorit të këtij institucioni.
Andoni zëvendësoi në këtë post Majlind Lazimin, i cili u shkarkua nga detyra disa ditë më parë pasi akuzohet për shkelje të ligjit elektoral, si dhe për presion ndaj punonjësve te administratës, për interesa zgjedhore.
Nga ana e tij, Majlind Lazimi ka kallëzuar në Prokurori ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi, me pretendimin se nuk ka prova ligjore për arsyet e shkarkimit.





