Presidenti islandez dekretoi 53-vjeçarin Sigurdur Ingi Johannsson si kryeministër të ri të vendit, i propozuari i koalicionit qeveritar.
Johannsson aktualisht mban postin e ministrit të Bujqësisë dhe Peshkimit si dhe është numri 2 në Partinë Progresive, duke qenë një i besuar i kryeministrit të dorëhequr Gunnlaugsson.
Ndryshimet ne kabinetin qeveritar erdhën pasi kryeministri dhe lideri i Partisë Progresive, Sigmundur Gunnlaugsson dha dorëheqjen, pasi dokumentet treguan se ishte pronar i një kompanie “offshore” së bashku me gruan e tij dhe se nuk e kishte deklaruar këtë kur kishte hyrë në Parlament në vitin 2009.
Sigmundur David Gunnlaugsson është i pari kryeministër në botë që e pëson nga publikimi i “Panama Papers”.