Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi i ka dorëzuar detyrën e ministrit të ri në këtë detyrë, z.Ekrem Mustafa.
Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Me këtë rast, ish-ministri i ka uruar Mustafës detyrën e re. Ky i fundit ka falënderuar parardhësin e tij në këtë post për punën që ka bërë në MPB gjatë mandatit të kaluar.
Bejtush Gashi është liruar të hënën nga posti i ministrit të Brendshëm pas kërkesës së partisë së tij, AKR-së.