Shefja e financës në bashkinë e Durrësit, Drita Aliko ka dalë në pension pas gati 3 dekadash në këtë post.
DurrësLajm mëson se vendin e “gruas së hekurt” në bashkinë e qytetit bregdetar e ka zënë po një tjetër grua.
Genciana Minxha do të jetë tani e tutje shefja e re e financës në bashkinë e Durrësit.
Deri para emërimit në këtë post, Minxha ushtronte detyrën e shefes së auditit në ndërrmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës.
Për një periudhë rreth 10 vjeçare, nga 1995 deri në mars 2006. ajo ka punuar në administratën doganore në detyra të ndryshme, dhe në vitin 2006, kur u largua nga dogana ishte punonjëse në Zyrën e Revizionit pranë Degës së Doganës Durrës.





