Pasi disa ditë më parë, Arsen Sinomati dha dorëheqjen nga detyra e zv.drejtorit të Policisë së Tiranës ka ardhur edhe zëvendësimi i tij.

Mësohet se në detyrë është emëruar Altin Merizaj, i cili do të marrë detyrën si zëvendës i Rebani Jaupajt në një moment të rëndësishëm për rendin e sigurinë në Shqipëri, teksa vetëm këtë muaj disa vrasje kanë tronditur dhe atentate kanë tronditur Tiranën, Durrësin e Elbasanin.

Merizaj ka qenë më parë Shef komisariati në Sarandë dhe nëndrejtor tek Drejtoria e Kufirit dhe e Emigracionit në Durrës.