12 punonjës emigrantë në një nga klubet e golfit të Presidentit Donald Trump në New York që janë në Shtetet e Bashkuara ilegalisht, u pushuan nga puna këtë muaj, megjithëse menaxherët kishin qenë në dijeni të statusit të tyre për vite me radhë, tha të shtunën një avokat i punonjësve.
Ndërsa presidenti fliste ashpër kundër emigrantëve të paligjshëm gjatë mbylljes së qeverisë, një menaxher në Klubin Kombëtar të Golfit në Distriktin Westchester i thirri 12 punëtorët një nga një më 18 janar dhe i pushoi nga puna, tha avokati Anibal Romero.
Shumë prej tyre kishin punuar në klub për mbi 10 vjet, tha ai dhe menaxherët e dinin që kishin dorëzuar dokumente të rreme, por bënë sikur nuk e kishin kuptuar.
Largimet erdhën pasi disa punëtorë në një klub tjetër të Trump në New Jersey thanë muajin e kaluar se menaxherët i kishin punësuar duke e ditur që ishin ilegalisht në vend dhe madje e kishin ndihmuar një prej tyre të siguronte dokumente të rreme.





