1 maj 2015 – Pesë persona u arrestuan sot në Tiranë e Shkodër, të akuzuar se rekrutonin njerëz që ishin të interesuar të largoheshin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe, SHBA-ve dhe Kanadasë. Për çdo të interesuar pagesa ishte 5 mijë euro për në vendet e BE-së dhe deri në 20 mijë dollarë për Amerikën dhe Kanadanë. Sipas policisë, të arrestuarit në kuadër të operacionit “Emigracioni i paligjshëm”, i pajisnin me dokumentacion të falsifikuar, kryesisht italiane personat e interesuar, i instruktonin se si duhet të silleshin në aeroportet e huaja dhe i orientonin me anë të telefonit. Personat e interesuar për të kaluar kufirin në dalje  nga Shqipëria përdornin pasaportë biometrike dhe në aeroportet e huaja përdornin pasaportat e falsifikuara me të cilat ishin pajisur nga grupi kriminal.

Policia zbuloi dy laboratorë të përpunimit të dokumenteve, armë dhe materiale të tjera që vërtetojnë implikimin e të arrestuarve.

Të arrestuar janë:

•     Bajram .M. XHAJA, 58 vjeç, banues në Tiranë.

•     Kujtim .A. EMIRI, 59 vjeç, banues në Tiranë, i i dënuar më parë ne vitin 2008, për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave si dhe prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve.

•     Xhelil .Sh. ALLA, 43 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

•     Sofije . M. PEPAJ, 50 vjeç, lindur dhe banuese në Shkodër.

•     Mihal .V. Gjoka, 56 vjeç, banues në Tiranë

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”