Ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King Smith ka shprehur zhgënjim për raportimet mbi shqiptarët në Britani, ndërsa tha se qeveria e tij vlerëson kontributin e komunitetit shqiptar atje.
Ai tha se duhet të investojnë për të ndihmuar komunitetet të stabilizohen këtu .
Në një kohë që media dhe politika londineze trajton së gjeri çështjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, me ngjyresa që janë cilësuar deri edhe përçmuese, në Tiranë, një konferencë shkencore, trajton marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në 100 vjetorin e tyre.
Përkimi i konferencës me situatën është rastësi, por ambasadori i tanishëm, Alastair King Smith ndërsa flet për marrëdhënie mes qeverive e popujve, veçon:
ALASTAIR KING SMITH: “Jam shumë i zhgënjyer nga raportimet negative të kohëve të fundit në mediat e Mbretërisë së Bashkuar, dhe dua të parashtroj pozicionin e qeverisë së Mbretërisë së bashkuar në lidhje me Shqipërinë. Dua të theksoj se ne e vlerësojmë kontributin e komunitetit shqiptar në Britani. Shumica janë atje ligjërisht dhe kontribuojnë ndjeshëm në shoqërinë britanike. Ata meritojnë respekt si çdo minoritet e komunitet dhe kanë të njëjtën mbrojtje nga abuzimi e gjuha e urrejtjes.