Itali, Austri, Francë, Gjermani, Irlandë, Poloni, Portugali dhe Spanjë. Në të gjitha portet dhe aeroportet këtyre vendeve, qindra emigrantë nga Ballkani kanë arritur në Evropën e Veriut duke përdorur karta identiteti të vjedhura.
Përveç kësaj, trafikantët kanë përdorur dhe një metodë tjetër, atë të kamuflimit të emigrantëve si tifozë futbolli me anë të falsifikimit të kartave të anëtarësisë së grupeve të tifozëve.
Bëhet fjalë për një organizatë e përbërë nga të paktën 90 persona me shtetësi italiane, shqiptare dhe britanike. Ky grup kishte krijuar një logjistikë për trafikimin e emigrantëve në Evropë.


