Në këto 20 vitet e fundit Shqipëria ka qenë një vend i theksuar emigracioni. Nuk do t’i kisha shkruar këto rreshta në rast se shkas nuk do të ishte bërë një moment i veçantë tashmë i kaluar i jetës time. Nuk e di pse, për çfarë arsye teknike, u përpoqa te lidhem me konsullatën shqiptare në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas disa tentativave të dështuara, më në fund arrita të komunikoj me dikë, gjithmonë nëpërmjet linjës telefonike. E bukura dhe e hidhura e gjithë kësaj telefonate qëndron tek fakti, i stilit të komunikimit aspak njerëzor, e jo më zyrtar nga përfaqësuesja e shtetit ku unë jam lindur dhe rritur, dhe aq me tepër nga përfaqësuesja zyrtare e shtetit amtar në vendin me demokratik të botës. Dhe esenca e absurditetit të këtij dialogu aspak njerëzor, pavarësisht përpjekjeve të mia për të qenë njerëzor, të çon të radhisësh brenda vetes disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje.
A ka mundësi që në këto vite, transformimi, jo vetëm demokratik, përparimtar apo ideologjik, qoftë dhe mentaliteti, njerëz si puna ime dhe që nuk janë pak, por me qindra e mijëra të vuajnë reperkusionet e të ashtuquajturës politikë që e konsiderojnë emigrantin të dorës se dyte. Flas gjithmonë e më tepër akoma në titull personal, kur duke qenë qytetar i një shteti model në të gjitha aspektet e të drejtave universale në botë, të ndjehem i persekutuar dhe i poshtëruar nga ata që përfaqësojnë de facto absorbimin e pa pranueshëm që je i konsideruar i dorës se dyte ne atdheun tënd. Rasti im personal nuk është rast unik. Jam i bindur ashtu siç është dhe në të vërtete, që kushdo që do të më lexojë do të radhisë jo një por disa eksperienca personale të kësaj natyre.
Sistematikisht në këto 20 vjetet e fundit, në një vend ku baza primare e investimeve në një periudhe kohore relativisht të gjatë kanë qenë të ardhurat nga fryti dhe djersa e mijëra, në mos miliona emigranteve që kaluan kufijtë e Shqipërisë për një jete më të mirë. Shumë e lehtë të shkruash dhe të përshkruash fjalët që unë përshkrova si më sipër, sepse perifrazojnë një diçka të vërtete që është shkruar dhe shkruar në vite me radhë. Po për fat të keq ka ngelur gjithmonë në letër, sepse sensibilizimi i problemit, për shumë arsye që nuk u ka interesuar asaj që në radhë të parë drejton marrëdhëniet e një vendi, dhe që natyrisht kushdo e kupton që në mes është politika.
Vetëm vullneti dhe dëshira e përbashkët e një politike në favor të emigranteve, do të kishte krijuar premisat e nevojshme për këta të fundit. Të gjitha investimet e kryera si pasojë e investimeve ekonomike, dhe faktit të të qenit liberal në këtë drejtim, nuk do të thotë aspak favorizim, por do të thotë interes dhe shteti shqiptar këtë interes e ka mbrojtur shumë mirë, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet.
A është realisht menduar dhe vlerësuar emigracioni si një proces faktorësh me vlera jo vetëm ekonomike kulturore dhe bashkëpunimi. A është kujtuar ndokush në këto 20 vite që të thërrasë në apel emigrantët tashmë shtetas me të drejta të barabarta në këto vendet perëndimore me një kulture politike në rritje. Vetëm diku në një moment elektoral, një përfaqësues i mazhorancës së sotme u përpoq të hidhte tezën e një ministrie emigracioni, por dhe kjo shumë shpjet nuk pati asnjë jehone ne shtyp, dhe u harrua si shumë të tjera.
Mbase për interesa pragmatiste që nuk justifikojnë askënd u detyrua të harrohet. Është fakt i pamohueshëm që mijëra dhe mijëra zemra qytetarësh shqiptarë, e kanë dëshiruar, e kanë qoftë dhe ëndërruar dhe e kanë kërkuar në heshtje ekzistencën e një ministrie te tille. Asnjë lloj kontradiktë e veçantë nuk do të kish lindur, me vetë ekzistencën e ministrisë së jashtme si përfaqësuese e mbrojtjes së interesave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Bile në qoftë se do të kishte punuar me vullnetin dhe dëshirën përkatëse për një periudhe kohore të caktuar, të gjitha këto do të ishin eliminuar. Emigracioni është një fenomen mbarë botëror, tendenca e njerëzve për të emigruar nga shtetet e varfra drejt shteteve të pasur ka qenë një fenomen konstant. Këto lloj fenomenesh i kane përjetuar dhe shtetet fqinje që janë pranë nesh, siç janë Italia dhe Greqia, te cilët sot janë mbartësit e pjesës më të madhe të emigranteve tanë.
Por këto dy shtete të cilëve ne i referohemi shpesh, kanë kryer një pune jashtëzakonisht të bukur, në mos humbjen e vlerave të shtetasve të tyre ndër vite. Diaspora italiane është e konsideruar me një shifër prej 25 milion italianësh, dhe që është migrimi më i madh në kohët e sotme. Por pas përpjekjeve titanike dhe vullnetit politik që u gjend në parlamentin italian në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, me një iniciative te partisë së Aleancës Nacionale, u krijua ministria e emigracionit. Kjo e fundit u drejtua nga luftëtari i radhëve të para të mbrojtjes të të drejtave të emigranteve nëpër botë Mirco Tremaglia.
Misioni i kësaj ministrie ishte shumë i kufizuar dhe ishte e thjeshtë, për të futur brenda në parlament nëpërmjet kryerjes të një reforme elektorale që do t’u jepte të drejtë emigranteve që jetonin jashtë të zgjidhnin senatorët e tyre në senatin italian. Përveç mbrojtjes së të drejtave kulturore, fetare dhe arsimore të italianeve nëpër bote, u arritën në një periudhe kohore shumë të shkurtër që këta të fundit, të merrnin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të votonin për partitë që dëshironin, dhe të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre.
I njëjti fenomen ndodhi dhe me shtetin tjetër fqinj, Greqinë, që llogaritet të ketë rreth 4 milionë shtetas emigrantë. Greqia ka një zv/ministër të punëve të jashtme ad interim që merret vetëm me emigracionin, në funksion të mbrojtjes të të drejtave të heleneve nëpër botë. Greqia është shume ekspansioniste në këtë drejtim.
Pra ne nuk kemi nevoje pse të shkojmë shumë larg, i kemi zgjidhjet afër, ashtu si këto dy vende u bën shëmbëlltyra për Shqipërinë dhe shqiptarët si vende që do na ndihmonin në afrimin tone me Bashkimin Evropian. Nuk kemi përse të shkojmë më
larg, mjafton vetëm të ndjekim shembullin e tyre, ashtu siç duhet të marrim dhe në konsiderate faktin dhe dëshirën sublime të çdo qytetari shqiptar në botë për të qenë pjesë e zgjidhjeve politike në Shqipëri.
Ne po jetojmë sot në një kohe të shpejtësisë teknologjike që ka lidhur dhe po lidh atë që ne e dimë që deri dje ka qenë e palidhshme. Deri në atë pike sa njerëzit shikojnë njeri-tjetrin dhe me distanca të largëta. E kuptoj ndërgjegjësinë e kujtdo deri edhe në mos mbrojtjen e votës për sa kohe që ka probleme teknike me vetë procesin zgjedhor në Shqipëri.
A është kujtuar ndokush në këto 20 vite që të thërrasë në apel emigrantët tashmë shtetas me të drejta të barabarta në këto vendet perëndimore me një kulture politike në rritje. Vetëm diku në një moment elektoral, një përfaqësues i mazhorancës së sotme u përpoq të hidhte tezën e një ministrie emigracioni, por dhe kjo shumë shpjet nuk pati asnjë jehone ne shtyp, dhe u harrua si shumë të tjera
Ashtu siç kuptoj dhe skepticizmin në këtë drejtim, jam i bindur që pjesa e reformës elektorale që po diskutohet në parlament midis dy partive më të mëdha të jenë dhe modalitetet teknike të gjithëpërfshirjes. Që do të thotë që Shqiptaret ngado që janë kudo që janë të kenë të drejtën e padiskutueshme të jetojnë në vendin e tyre, të shprehen për vendin e tyre, dhe të zgjedhin për vendin e tyre. Nuk duhet të presim vitin zgjedhor për të pare se si lëshohen autobusët dhe tragetet e mbushur plot që sjellin emigrantë për të marre pjesë në procesin e votimit.
Unë e kuptoj perpleksitetin që mund të ketë ky aspekt, dhe gjithashtu jam i bindur që është një risi që mund të sillet në diskutimin politik. Nuk ka qenë asnjëherë e fshehur nëpër sirtarë si ide, sepse nuk është hapur, ka qëndruar në hije e pa dëshiruar. Ka ardhur koha që të dëshirohet shkëndija e pare në këtë drejtim, dhe kjo kërkon pak vullnet politik.
Nuk është thjesht që të shkosh të takosh emigrantët që kanë krijuar degët përkatëse në vendet ku jetojnë, por është dhe t’u japësh të drejtën e votës, dhe se jam i bindur që dhe kostot ekonomike do të përballoheshin pa as me te voglin problem nga vetë këta të fundit në rast se do t’ju kërkohej.
Krijimi i Ministrisë së emigracionit dhe përfshirja e emigranteve nëpër botë është një domosdoshmëri, jo vetëm historike por dhe kombëtare. Në vitet në vazhdim do të jenë brezat e dytë dhe të trete që do të mbrojnë ngjyrat e flamurit shqiptar me krenari ngado që janë, dhe është detyre imperative e shtetit shqiptar që t’i kërkoje, t’i stimuloje. Dhe t’i mbrojë, dhe këtë nuk duhet t’ia lemë më kohës. Dhe ku hapet diskutimi ka dhe hapësira për zgjidhje. Por kur diskutimi shuhet atëherë është e qëllimshme.