Gjykata gjermane ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg një emigrant musliman nga Libia, për vendosjen e zjarrit në flokët e një vajzë gjermane.
29- vjeçari i vuri flakën në kokë vajzës teksa ajo ishte në pritje të një treni metroje në Stacionin Ostbahnhof, ngjitur me kopshtin zoologjik të Berlinit.
Sipas mediave të huaja, gjykata ka paraqitur prova të pakundërshtueshme për të mbështetur një dënim për akuzën: Shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me qëllim.
Ndër të tjera mbi të riun rëndojnë edhe akuza që lidhen me vjedhje të ndryshme. Emigranti mysliman thuhet të ketë të paktën dy gra në Gjermani.





