·        Lëndohen pronari i veturës franceze dhe i ati 62 vjeç që përfunduan në spital, madje 25-vjeçari ndiqet penalisht

DURRËS, 1 dhjetor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se të dielën, më 30 nëntor 2014 filloi procedimi penal ndaj Emilian Dervishit, 25 vjeç, banues në fshatin Shetel të komunës së Gjepalajt Forcat e rendit thonë se rreth orës 7.30 të 30 nëntorit 2014, në Shetel, duke drejtuar në “Peugeot 306”, 25 vjeçari ka humbur kontrollin. Për këtë shkak u përplas me një furgon “Benz”, ku në timon ishte bashkëfshatari D. T., 62 vjeç.

Si pasojë u lënduan Emilian Dervishi, i cili pas mjekimit është larguar për në banesë dhe pasagjeri, i ati 64-vjeç, i cili ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/