Mesfushori i Teutës, Emiliano Vila ka reaguar me anë të një “Story” në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ku ka deklaruar edhe pse Teuta është shpallur kampion asnjë nuk e uron apo përgëzon ekipin kampion:
POSTIMI I EMILIANO VILËS –
“Hera e parë që shoh që një ekip fiton kampionatin dhe nuk përgëzohet nga pothuajse shumica. Dhe kaq më tepër Teuta e ka merituar 100% këtë trofe pasi ka qenë ekipi që ka luajtur 36 javë e vetme pa asnjë mbështetje përveç djersa e gjithë lojtarëve.
Ka patur momente që edhe ne na janë mohuar penallti, por kurrë se kemi bërë problem përkundrazi jemi rikthyer më të fortë. Por një gjë e kam kuptuar që ne shqiptarët e kemi të vështirë t’i japim dorën fituesve… Kupë, Superkupë dhe kampionat.”





