Emiljano Shullazi dhe Gilmano Dani kanë kallëzuar penalisht ish-kryeprokuroren Arta Marku dhe ish-drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Kallëzimi për dy zyrtaret e larta të drejtësisë është bërë për “shpërdorim detyre” pasi e kanë quajtur të padrejtë izolimin e tyre në burgun e sigurisë së lartë 41-BIS.
“Ne, kallzuesit, Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, jemi duke u gjykuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.
Me Urdhërat respektive Nr. 253 dhe 255, datë 28.07.2020, të Ministrit të Drejtësisë, jemi vendosur në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave, në burgun e sigurisë së lartë pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, Tiranë.
Urdhërat e Ministrit të Drejtësisë, janë ankimuar në Gjykaten e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si të kundraligjshëm dhe abuzive”, thuhet ndër të tjera në padi.





