Emiljano Vila i dhuroi 3 pikët Teutës falë një dopietë të shënuar kundër Tiranës.

Pas ndeshjes ai u shpreh se ishte shumë i lumtur për rezultatin por e dinte që ndeshja do të shkonte kështu se djemtë kanë shumë vlera.

“Vija pas dëmtimit të rëndë jam i kënaqur për 3 pikët dhe grintën që tregoi ekipi, shpresoj të vazhdojmë. E prisja fitoren se i dimë vlerat, i njoh shumë mirë, duhet të mbajmë këtë ritëm dhe të vazhdojmë të punojmë shumë fort.

Golat ja dedikoj presidentit Hasanbelliu se më ka dhënë shumë mbështetje dhe ka besuar tek unë gjithë këto vite. Kam kaluar shumë gjëra me Andin në të mirë dhe të keq.

Anastasiadhi ka qenë si prind i dytë, më fuste sulmues dhe nuk kishte problem fare. Martini është bërë si një baba i dytë këtu, dhe kur humba babanë tim ai më dha shumë forcë dhe kurajo”, u shpreh Vila.