Teuta tashmë është e qetë sa i përket mbijetesës dhe kjo erdhi pas fitores me Tiranën.emiljano vilaPër Emiljano Vilën kjo “ishte qershia mbi tortë”, ndërsa për “Panorama Sport”, mesfushori i cili po luan edhe në rolin e mbrojtësit, thotë se Teuta u tregua cinike në atë ndeshje, ndërsa tashmë janë të qetë, sepse objektivi u arrit. Në takimin e fundit, durrsakët do të presin Egnatian në shtëpi, ndërsa Vila thotë se do të luajnë për të marrë maksimumin në këtë ndeshje.

Emiljano, tri pikë ndaj Tiranës ishin tepër të vyera për situatën ku ndodheshit…

Fitorja të gëzon. Të them të drejtën, e kam pritur gjatë. Kishte ndeshje edhe përpara kësaj me dy kundërshtarë direktë, si Skënderbeu dhe Laçi. Kjo fitore ishte qershia mbi tortë pasi luftuam dhe kush lufton, fiton. Gjithsesi, përpos vuajteve, të gjithë vitit ishte një mbyllje e mbarë.

Pamë një Teutë të kujdesshmë dhe duke u mbrojtur mirë…

Është e vërtetë. Ishim duke pritur ndeshjen për ta sulmuar Tiranën. Mendoj se kishim ndeshje të mirë 20 minuta e para, pastaj, në 20 minutat e pjesës së dytë, u treguam më shumë cinikë dhe shënuam. Pastaj skuadra ishte në ekuilibër dhe kjo na dha suksesin.

Çfarë ju gëzoi më shumë në këtë ndeshje?

Ajo që më gëzon më shumë është e arritëm atë që dëshironim, përballë një skuadre me emër, si Tirana. Të gjithë çunat treguar shpirt të lartë gare për 90 minuta në fushë, edhe pse u gabua në disa raste, por në përgjithësi ishte një takim korrekt dhe pa probleme. Mund të them se e merituam plotësisht këtë sukses.

Çfarë ndryshoi te Teuta në këto javë që patët sukses dhe arritët objektivin?

Më e rëndësishmja ishte puna gjatë procesit stërvitor, ku çdo lojtar u angazhua dhe u përkushtua maksimalisht, qoftë në mënyrë individuale, ashtu edhe brenda punës në grup.

Çfarë prisni nga ndeshja ndaj Egnatias?

Egantia është një skuadër më shumë se simpatike, ka elementë me shumë eksperiencë brenda. Janë një skuadër pragmatiste. Të mundohemi të zhvillojmë ndeshjen tonë dhe të marrim maksimumin nga ajo.