14 shtator 2015 – Emiljano Vila ka gjetur ekipin e ri dhe do të luajë këtë sezon në Azerbajxhan, për Inter Bakun.
Mesfushori shqiptar, i cili pak kohë më parë firmosi për Kerkyrën në Superligën greke, mbeti një lojtar i lirë, pasi klubi grek falimentoi. 27-vjeçari ka firmosur një kontratë një-vjeçare në Azerbajxhan, me kushte mjaft të mira, edhe pse para pak kohësh Interi ka pasur disa probleme financiare, që duket se janë kaluar.
Në Azerbajxhan, Vila do të gjejë edhe një tjetër futbollist që luan me kombëtaren, Ansi Agollin, i cili aktivizohet prej vitesh me sukses te Karabaku.
/portali DurresLajm/