Modelja dhe aktorja Emily Ratajkowski ka shkaktuar reagim në rrjetet sociale pas një postimi në Instagram, ku shprehu mbështetje për kryetarin e ri të bashkisë së Nju Jorkut, Zohrab Mamdani.

34-vjeçarja ka ndarë një video duke bërë twerk në një dyqan, e veshur me një fund të zi transparent dhe një bluzë të shkurtër, ndërsa e shoqëroi postimin me një referencë për “Nju Jorkun e Mamdanit”, disa ditë pas inaugurimit të tij si kryetar bashkie.

Megjithatë, reagimet në rrjetet sociale u intensifikuan kur Ratajkowski shpërndau edhe një foto tjetër, në të cilën ajo shfaqet me një stil krejtësisht të ndryshëm, e veshur me një hixhab të bardhë gjatë një vizite në Xhaminë Sheikh Zayed në Abu Dhabi. Ndryshimi drastik i imazhit, nga një video sensuale në një supermarket në një paraqitje më modeste dhe të respektueshme në një vend të shenjtë, ka shkaktuar një sërë reagimesh negative.

Në mbishkrim të postimit, Ratajkowski shkruante: “Nju Jorku i Mamdanit!!”, duke lënë përmbajtjen të flasë vetë. Ndërsa disa përdorues e konsideruan videon argëtuese dhe humoristike, shumë të tjerë e kritikonin kombinimin e fotove, duke e cilësuar atë si të papërshtatshme dhe fyese.

Një komentues shkroi: “Kontrasti midis dy fotove të para është disrespekt”, ndërsa një tjetër theksoi: “E fyen hixhabin në atë mënyrë.” Pati gjithashtu komente që akuzonin modelen për kërkim vëmendjeje.

Zohrab Mamdani, kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut, u betua më 1 janar në një ceremoni historike, duke e bërë atë kryetarin e parë mysliman të qytetit. Mamdani, i cili është një kandidat i Partisë Demokratike, ka marrë vëmendje për angazhimin e tij për ndryshime sociale dhe përfshirje, ndërsa kjo është hera e parë që një mysliman zgjidhet në këtë pozicion.