SHBA, 14 shtator 2014  –  Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të. Por krahas dhuratave të shumta, më e veçanta ka qenë nga i dashuri i saj.

Në profilin e saj në Instagram, ajo ka postuar një fotografi duke u puthur me të dashurin ku njofton një lajm të rëndësishëm. 

“Dhurata më e bukur e ditëlindjes që një vajzë mund të ëndërrojë. Ai më propozoi dhe unë i thashë “Po”. E fejuar me dashurinë e jetës sime”.

Në fotografi shihet edhe unaza në gishtin e Eminës, e cila duket e lumtur teksa puth plot pasion të dashurin e saj. I dashuri i Eminës është një biznesmen i njohur, pronar i një rrjeti hotelesh në Amerikë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/