Varësia ndaj rrjeteve sociale ka bërë që të humbasim shumë kohë duke parë se çfarë bëjnë të tjerët dhe mos shijuar ato që kemi dhe bëjmë vetë.
Ndaj, modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj mori një vendim drastik ndaj tyre ditën e djeshme.
Ajo ka fikur çdo njoftim në llogarinë e saj në Instagram, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për gjëra të rëndësishme.
“Po fik të gjitha njoftimet, kjo është rruga ime e re për të qëndruar larg rrjeteve sociale. Kam mbyllur zyrtarisht të gjitha njoftimet në celularin tim. Cdo gjë mund të pres, por koha ime jo!”, ka shkruar Çunmulaj duke dhënë kështu një mesazh të mirë edhe për fansat e saj.
Emina është nënë e dy vajzave dhe bashkëshortja e milardierit iranian, Sam Nazarian.





