Dua Lipa dhe Emina Cunmulaj, dy shqiptare me famë botërore në fushën e muzikës dhe modelingut janë takuar me njëra-tjetrën.

Ka qenë Emina e cila ka publikuar në “Instastory” foto me familjen e këngëtares shqiptare, në një prej hoteleve të bashkëshortit të saj, Sam Nazarian.

Në foton e postuar në “Instastory”, Emina shpreh fjalët më të mira për ta: “Familja e bukur Lipa, Dua ti je e mahnitshme, energjia jote dhe bukuria juaj e brendshme është përtej asaj mahnitëse”.