Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj ka zbuluar së fundmi pasionin që e kultivon për vite të tëra e që e ka mbajtur tërësisht sekret. Ajo dashuron skulpturën dhe mesa nga fotot qenka shumë e aftë në punimin e gurit.

"Po ndaj diçka që e kam mbajtur sekret për një kohë të gjatë me ndjekësit e mi. E dashuruoj skulpturën. Dashuroj çdo gjë mbi gurin, mundësia për të marrë diçka shumë të fortë e për ta shndërruar gradualisht në diçka shumë të butë është magjike"- shkruan ajo përbri fotove që ka postuar në rrjetet sociale.