Të shumtë janë emrat e personazheve të njohura të televizionit dhe showbiz-it që u solidarizuan me të prekurit nga tërmeti dhe ndihmuan me sa mundësi kishin njerëzit në nevojë.

Një prej tyre është edhe modelja Emina Cunmulaj, e cila mbrëmjen e kaluar ka telefonuar në emisionin "NIN" ku zbuloi se do dhurojë 10 mijë dollarë.

Gjatë lidhjes direkte, Cunmulaj nuk mbajti dot lotët ndërsa premtoi se do të vijë së shpejti në Shqipëri për të bërë atë që ia do zemra.