DURRËS, 8 nëntor 2014–  Rreperi i famshëm amerikan ka surprizuar fansat e tij në daljen e fundit publike me shpërfytyrimin që ka pësuar. I pranishëm në çmimet vjetore të organzuara nga “The Ëall Street Journal”, rreperi 42-vjeçar është shfaqur i veshur me të zeza dhe me një fytyë të shkatërruar. Mediat e kanë komentuar daljen e tij publike pas kaq shumë kohësh dhe ndryshimin si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike. Historia e rreperit amerikan si përdorues i drogës e ka zanafillën që në rininë e tij. Ai është shtruar në qendër rehabilitimi në 2005, kohë e cila i mori atij 3 vjet nga karriera dhe realizimi i dy albumeve. Vite më pas ai rrezikoi të humbiste jetën për shkak të përdorimit të shumtë dhe të pakontrolluar të lëndëve narkotike, por me ndihmën e rehabilitimit dhe miqve të tij 42-vjeçari tashmë ka fituar një jetë të dytë.