Në vitin 2012, reperit të njohur amerikan, Eminem iu publikua padashje, një këngë, ku në vargje mbante anën e Chris Brown për situatën e tij të famshme me Rihanna-n.

Edhe pse kanë kaluar 8 vite, Eminem më në fund ka kërkuar falje ndaj këngëtares nga Barbadosi. Sërish, ai ka përdorur një këngë për të përçuar mesazhin e tij.

“Për mua, për sa kohë unë premtoj të jem i sinqertë, me gjithë zemër i kërkoj falje Rihanna-s. Për atë këngën, më fal Ri, nuk doja të të shkaktoja hidhërim, megjithëse ishte gabimi im”, – shprehet Eminem në këngën “Zeus” të albumit të ri.

Kujtojmë se Eminem dhe Rihanna numërojnë dy hite sëbashku, “Love The Way You Lie” dhe “Monster”.