Reperi me famë botërore, Marshall Mathers i njohur si Eminem, deklaroi se në një moment për pak sa nuk vdiq nga mbidoza e drogës.
Komentet 50-vjeçari i bëri duke folur për varësinë e tij nga droga, ku tregoi me detaje se si iu fut rrugës së drogës dhe si arriti të dilte prej saj/
“Për pak sa nuk vdiqa nga një mbidozë në vitin 2007, e cila ishte disi e keqe,” tha ai, përpara se t’i drejtohej vajzës së tij 26-vjeçare, të cilën e ka me ish-in e tij Kim Scott.
Ai ka treguar gjithashtu se drogën e ka nisur në vitin 2002, kur po xhironte filmin e tij autobiografik.
“Tani e kuptoj se çfarë nderi është të jem këtu sonte dhe çfarë privilegji është të bëj muzikën që dua”, shtoi ai.
Ai shtoi gjithashtu se për t’u shkëputur nga droga iu desh që të shkonte në një qendër rehabilitimi për një periudhë të caktuar kohore dhe fillimisht pati probleme të rënda me pagjumësinë.