Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar për krijimin e Ministrisë së Lumturisë. Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili është edhe sulltani i Dubait, siç transmetojnë mediat, ka deklaruar se Ministria e Lumturisë do të udhëheqë politikat “për të mirën dhe kënaqësinë sociale.” Ai ka thënë se është krijuar edhe Ministria e Tolerancës, e cila “do të promovojë ndershmërinë, si vlerë themelore të shoqërisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.”

Sheiku Mohammed po ashtu ka thënë se disa ministri do të shkrihen dhe bashkohen. “Qeveritë duhet të jenë fleksibël, nuk na duhen më shumë ministri, por më shumë ministra të aftë për të bërë ndryshime,” – ka thënë ai.