Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka uruar qytetarët durrsakë dhe të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kjo festë e sakrificës sjelltë tek të gjithë ju dhe familjet tuaja sa më shumë shëndet, paqe, begati e mirësi”, shkruan ndër të tjera kryebashkiakja në “Facebook”.

Postimi i plotë:

🕌 Uroj besimtarët myslimanë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit.

Në këtë festë të bekuar, e cila në thelbin e vet ka sakrificën, përkushtimin, adhurimin por edhe devotshmërinë e solidaritetin, uroj me gjithë zemër për më tepër humanizëm, respekt dhe ndihmë ndaj njëri-tjetrit e veçanërisht për ata që kanë më tepër nevojë!

Kjo festë e sakrificës sjelltë tek të gjithë ju dhe familjet tuaja sa më shumë shëndet, paqe, begati e mirësi.