Këtë të premte kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako është takuar me drejtues të bizneseve të rëndësishme të Durrësit, që operojnë në fushën e hoteleri-turizmit.

Fokus i këtij takimi ishin “sfidat në sektorin e turizmit, por edhe përcaktimi i metodologjisë më të mirë për evadimin e mbetjeve”, shkruan krybashkiakja në “Facebook”.

Ndërsa thekson edhe njëherë prioritetet e bashkisë Durrës, Sako bën me dije se është duke u hartuar buxheti i vitit të ardhshëm, ku turizmi dhe pastrimi do të kenë më shumë mbështetje.

Postimi i plotë:

📌 Në një takim me drejtues të bizneseve të rëndësishme të Durrësit që operojnë në fushën e hoteleri turizmit. 

Duke qenë se turizmi por edhe një qytet i pastër ♻️ janë prioritetet tona bashkëbiseduam me ta në lidhje me sfidat në sektorin e turizmit por edhe për përcaktimin e metodologjisë më të mirë për evadimin e mbetjeve. 

Ne jemi duke hartuar buxhetin e vitit të ardhshëm ku turizmi dhe pastrimi do të kene më shumë mbështetje ndaj po marrim parasysh edhe sugjerimet e bizneseve dhe operatorëve turistikë për tu përgatitur edhe më mirë për sezonin turistik të vitit të ardhshëm dhe për synimin tonë kryesor që është turizmi gjithëvjetor. ✅

Mbështetja për turizmin dhe një metodologji e re për evadimin e mbetjeve 🚯 duke patur një qytet të pastër kanë një impakt shumë pozitiv në imazhin e qytetit.