Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka prezantuar prioritetet kryesore të drejtimit të bashkisë për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Në Website-in Emirianasako.al, kryebashkiakja ka ndarë 12 prioritetet që sipas saj do të tranformojnë qytetin e Durrësit.

“Të dashur miq, ju ftoj të shihni faqen Emirianasako.al ku kemi vendosur prioritetet kryesore të drejtimit të bashkisë për 4-vjeçarin që na pret. Ky program mbështetet në 12 prioritete dhe të gjithë së bashku jemi pjesë integrale e tij për transformimin e Durrësit për fëmijët, të rinjtë, sportin, arsimin, turizmin, bujqësinë, një Durrës më të pastër e shumë të tjera!”, shkruan Sako në “Facebook”.