Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, zhvilloi një takim me Kryetarin e Shoqatës së Turizmit, Eduart Xhepa, dhe operatorë turistikë të qytetit.
Gjatë takimit u diskutuan problematikat e sektorit të turizmit, masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit, si dhe strategjitë për promovimin e Durrësit si destinacion kryesor turistik në vend.
Postimi i plotë:
Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik ![]()
, zhvillova një takim të me Kryetarin e Shoqatës së Turizmit në Durrës, Eduart Xhepa, si dhe me operatorë turistikë të qytetit.
Gjatë këtij takimi diskutuam
mbi problematikat e ndryshme të sektorit të turizmit, masat që kemi ndërmarrë për mbarëvajtjen e sezonit, si dhe për promovimin e qytetit tonë si destinacioni kryesor turistik i vendit.
Bashkëpunimi me sipërmarrjen e turizmit mbetet thelbësor për të garantuar shërbime më cilësore dhe një sezon sa më të suksesshëm për Durrësin.





