Kryebashkiakja Emiriana Sako ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përmes një kolazhi fotosh me vajza e gra të Durrësit.
Sako shpreh mirënjohje ndaj të gjitha nënave, grave, vajzave, që me sakrificat, përkushtimin, aftësitë dhe dashurinë e tyre janë themel i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë.
“Dua t’ju garantoj që do të jemi bashkë në çdo sfidë dhe përkushtimi ynë është fuqizimi politik, ekonomik dhe social-kulturor i Gruas në Shoqërinë tonë”, thekson kryetarja e bashkisë në urimin e saj.