Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka uruar mëngjesin e sotëm të gjithë besimtarët katolikë në Durrës dhe mbarë vendin, në ditën e tyre të shënuar të Pashkëve.

Gëzuar për shumë vjet festën e Pashkëve!”, thotë ndër të tjera në postim kryebashkiakja për katolikët, që sot festojnë ringjalljen e Krishtit tre ditë pas kryqëzimit tij.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të shënuar dëshiroj ti shpreh të gjithë besimtarëve katolikë të Durrësit dhe të gjithë vendit, urimet më të ngrohta e të përzemërta në ditën e kremtimit të Pashkëve:
Gëzuar për shumë vjet festën e Pashkëve! 🙏

Paqja dhe harmonia mbizotëroftë gjithmonë në familjet tuaja!

Sa më shumë mirësi dhe lumturi për Durrësin dhe mbarë kombin shqiptar!