Kryetarja e komanduar e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ishte ditën e sotme në një gjimnaz në njësinë Administrative Nr.6.

Kryebashkiakja zhvilloi një takim me nxënësit, mësuesit dhe prindërit e gjimnazit “Dom Nikoll Kacorri”, me të cilët ndau planin e vënies në dispozicion të një terreni sportiv në shkollë, “i cili do të shfrytëzohet jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga të rinjtë e zonës“.

Ndër të tjera, Sako ka treguar se në takim u diskutua edhe për “shërbimet që Bashkia e Durresit ofron për të rinjtë dhe komunitetin“.

Postimi i plotë:

📌 Së bashku me nxënësit, mësuesit dhe prindërit e gjimnazit “Dom Nikoll Kacorri” në 📍 Njësinë Administrative Nr.6.

Shumë shpejt 🏢 shkolla do të ketë terrenin sportiv🏀 i cili do të shfrytëzohet jo vetëm nga nxënësit por edhe nga të rinjtë e zonës. Në këtë takim diskutuam edhe për shërbimet që Bashkia e Durresit ofron për të rinjtë dhe komunitetin.

U angazhuam për aktivizimin e këtyre nxënësve në të gjitha iniciativat rinore që do të zhvillohen gjatë gjithë vitit duke i dhënë mundësinë të përfshihen edhe në ekipin e këshillit rinor, një nisëm e konkretizuar së fundmi. ✅